Qafa e Qesarit
Gjiri i Grames
Tragjas i Vjeter
Kisha e Marmiorit
Dukat i Vjeter
Shen Vasil- Kepi i Gjuhezes
Gjiri i Bristanit- Shpella e Duke Gjonit
Maja e Qores
Maja e Thanasit

Falë punës së UNDP-së, Ministrisë së Mjedisit dhe aktorëve të tjerë, u pergatit procesi dhe u shpall Parku Kombëtar Detar Karaburunit - Sazan (IUCN II) si ekosistemi natyror detar, me anë te vendimit nr. 289 datë 28.04.2010, me sipërfaqe të përgjithshme prej 12,570.82 ha. Ne periudhen 2011-2016, Fondi Global i Mjedisit (GEF), UNDP dhe Ministria e Mjedisit financuan dhe zbatuan projektin "Përmirësimi i mbulimit dhe efektivitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare". Projekti kontribuoi ne realizimin e detyrimeve te Shqipërisë ne kuader te Konventës së Biodiversiiteit, posacerisht per ZM-te dhe ruajtjen e diveristeit biologjik detar, duke ndihmuar edhe në procesin e pranimit në BE. Arritje te vecanta ishin forcimi ligjor dhe institucional i Zonës së Mbrojtur Detare të Karaburun-Sazanit (ZMD K-S) dhe krijimi i mundesive dhe mekanizmave për të zgjeruar sipërfaqen e zonave të mbrojtura detare.

Me një interes të madh për të përsëritur dhe përmirësuar modelin eZMD-së Karaburun-Sazanit, faza e II-te e projektit te mbeshtetur nga AICS-së (agjencia iataliane per kooperim dhe zhvillim), synon të mbështesë Shqipërinë në promovimin e një përdorimi më të integruar dhe më të qëndrueshëm të resurseve detare dhe bregdetare, duke u bazuar ne arritjet e mëparshme dhe duke mbeshtetur rezultatet e arritura, në koordinim me përpjekje te tjera të meparshme por edhe ato aktualisht ne zbatim;

Në këtë drejtim, si UNDP dhe AICS, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (NAPA) po fokusojnë zhvillimin e një rrjeti të MCPAs për të mbrojtur në mënyrë efektive 30% të habitateve përfaqësuese detare dhe bregdetare të Shqipërisë, intensifikimin dhe forcimin e aktivitetete menaxhuese për ZMD Karaburun - Sazan, forcimin e mbështetjes institucionale, koordinimin ndër-sektorial dhe bashkëpunimin, si dhe kapacitetet dhe mjetet e nevojshme për të mbështetur menaxhimin dhe monitorimin e rrjetit të MPCAs.