Qafa e Qesarit
Gjiri i Grames
Tragjas i Vjeter
Kisha e Marmiorit
Dukat i Vjeter
Shen Vasil- Kepi i Gjuhezes
Gjiri i Bristanit- Shpella e Duke Gjonit
Maja e Qores
Maja e Thanasit

Peizazhi nënujor i zonës ka një cilësi të jashtëzakonshme me shkëmbinjtë, shpellat nënujore dhe faunën e florën përkatëse, si dhe mbetjet arkeologjike.

Ka disa pika zhytjeje të identifikuara në këtë zonë:

  1. pika e zhytjes te Moli i Veriut afër shpellës së Haxhi Aliut,
  2. pika e zhytjes mes kepit të Gjuhëzës dhe Molit të Jugut;
  3. pika e zhytjes në gjirin e Bristanit afër shpellës së Ujit;
  4. pika e zhytjes në gjirin e Inglizit; dhe
  5. pika e zhytjes në gjirin e Shën Andreas në cepin jugor të parkut.

Në zonën nënujore ndërmjet kepit të Gallovecit dhe kepit të Gjuhëzës veçanërisht ngjitur me Molin e Veriut) ndodhen rrënojat e 5 anijeve të mbytura. Një anije tjetër e mbytur është afër gjirit të Bristanit.

 Kjo zonë përfshin një pikë vëzhgimi për balenat, delfinët dhe breshkat detare rreth 4 km në jug të kepit të Gjuhëzës. Soditja e këtyre kafshëve lejohet me disa kufizime (kodi i sjelljes: nuk lejohet të notosh me kafshët dhe t’i ushqesh ato; kafshëve nuk duhet t’u afrohesh nga përpara por nga prapa; varkat duhet t’u afrohen ngadalë kafshëve dhe të lundrojnë paralelisht me to, motori duhet të fiket; nuk duhet t’u afrohesh kafshëve më shumë se 50 m - atyre u duhet lënë hapësirë e mjaftueshme; koha maksimale për të qëndruar me to është 30 minuta).