Qafa e Qesarit
Gjiri i Grames
Tragjas i Vjeter
Kisha e Marmiorit
Dukat i Vjeter
Shen Vasil- Kepi i Gjuhezes
Gjiri i Bristanit- Shpella e Duke Gjonit
Maja e Qores
Maja e Thanasit

Parku Kombetar Detar Karaburun Sazan shfaq vlerat më të larta të biodiversitetit në Shqipëri për shkak të shumëllojshmërisë së habitateve dhe pasurisë në speciet e florës dhe faunës. Ky park është pjesa më e bukur dhe më mbresëlënëse e bregdetit shqiptar, me mundësitë më të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve detare siç është dhe zhytja.

 Zona ofron cilësi të jashtëzakonshme skenike të të gjithë bregut shkëmbor, sidomos gjatë vizitës me varkë në shpellat, kanionet dhe gjiret e vogla

 Prani e:

  • mbetjeve unike historike (përfshirë dhe mbetjet ushtarake) dhe arkeologjike në lagunën e Orikumit, në gjirin e Vlorës dhe në Karaburun (anije të mbytura në lashtësi dhe në dy Luftërat Botërore);
  • vendeve të trashëgimisë kulturore që tërheqin vizitorë si: Kalaja e Gjon Boçarit, Kulla e Dervish Aliut, Kisha e Marmiroit, etj.

Brenda PKD K-S gjenden 4 shpella:

  • Shpella e Haxhi Aliut ngjitur me Molin e Veriut;
  • Shpella e Duk Gjonit 2 km nga Gjiri i Bristanit;
  • Shpella e Ujit; dhe
  • shpella e Inglizit, rreth 1 km në very të Gjirit të Inglizit.

 Gjithashtu kjo zonë përfshin disa plazhe të vogla si:

  • Kepi i Shën Vasilit;
  • Kepi i Shën Janit;
  • Gjiri i Bristanit (3 km në veri të gjirit);
  • Gjiri i Llovizit; dhe
  • Gjiri i Gramës.

 

Pranë kepit të Shën Vasilit dhe kepit të Shën Janit ka disa mole të vogla dhe shërbime të biznesit turistik që mund të përdoren për të ankoruar dhe për t’u shërbyer varkave të vogla me vizitorë. Vende të tjera të mundshme për ankorim janë caktuar në kepin e Shën Vasilit, Molin e Veriut, kepin e Gjuhëzës dhe gjirin e Bristanit si edhe në disa plazhe të vogla.