Gjiri i Bristanit
Bristani është një plazh natyror që gjendet në anën perëndimore të gadishullit të Karaburunit, përgjatë detit Jon.
Duke qenë një gji shkëmbor, bregu dominohet nga shkëmbinjtë bregdetarë, të pjerrët, që bien vertikalisht në det, si dhe nga plazhe shkëmbore dhe me guralecë. Shtrihet brenda Parkut Kombetar Detar Karaburun Sazan, dhe është shpallur Ashtu si shumë plazhe të tjera të fshehta në Gadishullin e Karaburunit, Bristani është vendi i përsosur për ata që janë në kërkim të privatësisë. Në Gjirin e Bristanit gjendet një ndërtesë e braktisur ushtarake, një bankinë të vogël dhe disa bunkerë në shkëmbinjtë e pjerrët, të cilët ndahen nga kanione që hyjnë thellë në bregt. Në të kaluarën, zona përdorej si një vend i sigurt strehimi për anijet gjatë stuhive. Pranë gjendet një anije tregtare e shkatërruar.
Për të shkuar përvec rrugës detare mund të ndiqet rruga që përdorej nga reparti ushtarak, Pashaliman - Ravenë-Brisan. Rruga tokësore zgjat 14.2 Km. Mund te arrihet pas nje ecjeje me këmbë prej shtatë orësh nga Llogaraja deri tek gjiri. Plazhi është i sigurt për kamping, por nuk rekomandohet kur fryn erë e fortë. Vizitorët duhet të marrin me vete ushqim, ujë, dhe furnizime të tjera, sepse zona është e izoluar.