Shpella e Duke Gjonit
Kjo shpellë ndodhet në faqen jugore të Gadishullit të Karaburunit 400 m mbi nivelin e detit. Shpella ka origjinë karstike dhe është e pasur me forma nga më të cuditshmet si kolona,kalema etj. Atë e ndajnë në disa salla e kate Stalaktidet e Stalagmitet. Në shpellë ndodhet një burim i vogël që ka ujë gjatë gjithë vitit.
Mënyra më efikase për të vizituar këtë vend janë mjetet detare. Mund të vizitohet edhe duke kaluar në rrugën e vjetër nëpërmjet bazës Ushtarake të Pashalimanit. Kjo rrugë është pjesërisht e kalueshme me mjet.