Porti i Jahteve
Porti turistik i jahteve “Marina di Orikum” gjendet në pjesën jugore të Radhimës dhe është ndërtuar pas vitit 1996. Ai është i vetmi port turistik i Jahteve në Shqipëri, i cili ka nje kapacitet ankorimi prej 625 vendesh, për jahte dhe barka me vela nga 10- 30 metra të gjata, i pajisur me ujë dhe energji elektrike në bankinë, shërbim karburanti, roje për 24 orë.
Gjithashtu, është i pajisur me njësi akomoduese për turistët e huaj të apasionuar pas lundrimit. Porti turistik i Jahteve mund të përdoret edhe për shëtitje me anije dhe me mjete të vogla lundrimi për ture turistike detare në pikat tërheqëse natyrore, ose historike të zonës. Porti i Orikumit ka linja detare që lidhen me Italinë dhe Greqinë dhe gjithashtu ushtrojnë aktivitetin e tyre shumë kompani lundrimi dhe agjensi detare.
Si mund të shkojmë: Porti i Jahteve ndodhet në rrugën nacionale Vlorë-Orikum në km e 16 në krahun e djathtë të kësaj rrugë. Mund të shkohet me makinë.